MENU
klinika

Samiti i Dytë i Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Kosovës udhëton për në Bruksel

28.06.2021 - 11:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel, njofton Insajderi.

Ai pritet të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me kryetarët e parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se në Samit do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në epokën pas COVID dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Tutje, bëhet e ditur se Konjufca do të takohet edhe me Kimisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE-së për Ballkanin Perëndimor. Takimi është paraparë nga ora 12:30.

Ndërsa, nga ora 17:30 pritet të takohet me zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat