MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur mund ta mas nivelin e sheqerit në gjak?

19.06.2021 - 11:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur mund ta mas nivelin e sheqerit në gjak?

Mjeku: Për të pasur një ide më të qartë, niveli i sheqerit në gjak duhet matur para ngrënies dhe 2 orë më pas. Në këtë mënyrë do të kuptoni nëse ushqimi është ai që rrit nivelin e sheqerit ose jo. E rëndësishme është që të kuptohet nëse niveli i lartë i sheqerit në gjak është një rast i izoluar apo i vazhdueshëm dhe shqetësues. Nëse ju e matni çdo ditë në mëngjës dhe treguesi është i lartë, kjo do të thotë se mëlçia prodhon më shumë sheqer gjatë natës dhe ka nevojë për medikamente.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.