MENU
klinika

Përmend rivalitetet e brendshme

Kurti me krerët e Degëve të VV: Të shmangen fushatat negative

27.06.2021 - 14:28

Kyeministri Albin Kurti njëherësh edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Kurti në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se është shumë e rëndësishme që të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara në qendrat e kësaj partie.

“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin. Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo asnjë komunë. Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes. Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me dikë”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit të tij para delegatëve të partisë Kurti kërkoi që të ndalen fushatat negative e të punohet që në këto zgjedhje lokale të dalin fitues pa balotazh.

“Është detyra jonë, e të gjithëve ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë me qytetarët, për të fituar mundësisht pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat. Nuk bën pa i fituar 3/4 e komunave”, tha Kurti./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri kosovar ka prezantuar katër qëndrime

Kurti: Marrëveshje përfundimtare është ajo që…

Çfarë ka bërë në këto 100 ditë

Qeveria Kurti, pa vendime të mëdha


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat