MENU
klinika

"Ajo e pavarësisë është e zgjidhur"

Kurti për ‘Le Monde’: Me Vuçiç do diskutoj vetëm çështjen e marrëdhënieve mes 2 vendeve

25.06.2021 - 17:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi vizitën e tij të parë në Francë të mërkurën.

Prioriteti i tij diplomatik është ta marrë njohjen nga Serbia, të cilën Beogradi gjithmonë e ka refuzuar që nga lufta

Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën Le Monde” në Paris, ku ka thënë se është vetëm një çështje diskutimi mes tij dhe Vuçiç. Për gazetën franceze, e cila e quan Kurtin si ish-aktivist të UÇK-së, kryeministri i Kosovës ka thënë se Serbia duhet ta pranojë realitetin dhe të demokratizohet.

Kurti është ish-aktivist i krahut politik të guerilës kosovare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK). U mbajt në Serbi për dy vjet në kohën e luftës në Kosovë. Ai më pas e krijoi lëvizjen Vetëvendosje, me një program revolucionar dhe u bë një kundërshtar i vendosur i qeverive të njëpasnjëshme të komandantëve të UÇK-së. Albin Kurti paraqitet sot si një socialdemokrat dhe u zgjodh si kryeministër me një program për ta luftuar papunësinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar, shkruan Le Monde.

Një pjesë e shkurtër nga intervista e Kurtit për gazetën franceze:

Le Monde: Sapo e keni takuar për herë të parë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, në Bruksel. Cila ishte përshtypja juaj?

Kurti: Ky është takimi i parë për një dialog në të ardhmen. Nuk ishte i lehtë, por konstruktiv. Kam insistuar që asgjë të mos fshihet nën tepih, pra që çështja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohet me sinqeritet. Të gjithëve na duhet kjo njohje reciproke. Vuçiç u përgjigj duke thënë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Mospranimi i realitetit në njërën anë, apo e vërteta në anën tjetër, vijnë nga e njëjta logjikë. Serbia duhet të distancohet nga ditët e [Slobodan] Millosheviçit, i cili nisi aparteid dhe përfundoi me gjenocid në Kosovë. Liderët e Serbisë duhet të ndahen nga trashëgimia e Millosheviçit.

Pavarësia e Kosovës është 13-vjeçare. Nuk mund të kemi diskutime siç kemi bërë para vitit 2008. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, i cili validitoi faktin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, ky debat është mbyllur. Nuk do ta diskutoj statusin e Kosovës, është çështje e zgjidhur. E vetmja çështje sot është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiçi duhet ta kuptojë këtë. Vuçiçi ende e konsideron Kosovën territor të cilin Serbia një ditë duhet ta rikthejë, pa marrë në konsideratë popullin dhe qytetarët e saj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe të bëhet më demokratike.

Dy ditë më parë, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë, ku është takuar edhe me presidentin, Emmanuel Macron.

Gjatë takimit të tyre diskutuan mbi çështje të ndryshme me rëndësi të madhe për Kosovën, si aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian si dhe dialogu me Serbinë.

Macron tha se mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE si dhe bëri thirrje për gjetjen e kompromisit me Serbinë.

Kurti në vizitën e tij në Francë, ka theksuar faktin se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave Evropiane.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat