14.06.2021 - 09:39
Pas Samitit të G7, sot e ka radhën ai i NATO-s. Liderët europianë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden janë zhvendosur nga Cornwall në Bruksel.
Sipas aleancës, priten që ditën e sotme në takimin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s të merren vendime për sigurinë e së ardhmes.
Ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.
Nesër ai përmbyll vizitën 8-ditore në Europë me takimin në Gjenevë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.