MENU
klinika

Mediat serbe i bëjnë jehonë

Mbështetësit e Kurtit kërcënojnë Grenell

30.06.2021 - 12:20

Nuk kanë të ndalurveprimet pa mend e të rrezikshme të militantëve ekstremistë të Vetëvendosjes, që kanë arritur të kërcënojnë me anë të mesazheve “terroriste” ish-të dërguarin e presidentit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ka qenë vetë ambasadori Grenell që ka bërë publik mesazhin e një shqiptari të Kosovës, e më pas mediat serbe i kanë bërë një jehonë të madhe.

Grenell mori një kërcënim përmes Instagramit nga një përkrahës i Kurtit, se do t’i pritej koka, e se do të eliminohej sapo të vinte në Shqipëri e Kosovë, duke shtuar se se shqiptarët nuk do të harronin kur premtonin diçka.

Televizioni i Beogradit B92, i ka kushtuar një lajm në ballinë postimit të Grenellit, çka pritet të komentohen edhe nga politika rajonale.

Mesazhi ishte një numër i madh thikash dhe një sëpatë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme. Unë jam gjithmonë i lumtur të lexoj komente me mendime e ide të ndryshme, por kur bëhen kërcënime fizike, natyrisht që nuk bëhet fjalë për mendime”, shkruan ambasadori Grenell në postimin ku ka shoqëruar kërcënimin.

Natyrisht që postimi i Grenell në lidhje me betejën e Fushë-Kosovës do të kishte reagime, e këto reagime mund të ishin edhe të forta. Por mënyra e kërcënimit ku përmenden thikat, nuk janë gjë tjetër veçse një ushqim nga politika ekstremiste.

Një vit më parë, ishte vetë Albin Kurti, që në Parlamentin e Kosovës, përmendi “thikat e Shtëpisë së Bardhë”, duke ju referuar takimit të Trump me udhëheqësit e Shqipërisë e Kosovës.

E sot, “thikat” i janë kthyer kundër kryeministrit të Kosovës, i cili ende ushqen një gjuhë aspak diplomatike dhe agresive ndaj aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës dhe jetikë për ecurinë e prosperitetit të shtetit të ri, por edhe të shqiptarëve në Ballkan./gazetatema

 

REMOTE_ADDR:[]

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat