MENU
klinika

“Të bekuar nga Zoti!”

Moderatori i njohur shqiptar së shpejti baba për herë të parë

29.06.2021 - 10:14

Moderator i njohur i emisionit investigativ “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu, ka zbuluar ditën e sotme se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka ndarë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale. Si rrallëherë Dori ka pozuar përkrah partneres së tij, Ivës, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Në fotot e publikuara në Instagram të dy ata mbajnë në duar ekon e bebit, ndërsa gjininë e tij nuk e kanë zbuluar. Siç duket çifti ka pritur gjatë për të ndarë këtë lajm me publikun, duke qenë se Iva duhet të jetë drejt fundit të pritjes së ëmbël.

“Të bekuar nga Zoti dhe më të lumtur se kurrë! Iva Vaqari të dua akoma më shumë”, shkruan Doriani përkrah imazheve me partneren.

Dyshja kanë disa kohë që po jetojnë një histori të bukur dashurie, të cilën vendosën që në fillim të këtij viti, në datë 1 janar, ta kurorëzonin me martesë. Në ditën e celebrimeve vetë moderatori dhe aktori publikoi një foto për të dhënë lajmin.

“01.01.2021 Gëzuar për ne”, shkroi Dori përkrah fotografisë së unazës së të dashurës së zemrës.

Kujtjojmë se Dorian Ramaliu ka disa vite që është pjesë e ekranit çdo ditë si moderator i “Fiks Fare” së bashku me kolegun e tij Devis Muka.