MENU
klinika

Grenell "deklaratë" për Kosovën

Pëllumb Xhufi: Nuk qëndron… Ngjall dyshime për integritetin e tij

29.06.2021 - 17:32

        Postimi i ish-të dërguarit të presidentit Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ngjallur reagimin e historianit shqiptar të Mesjetës, profesorit Pëllumb Xhufi.

Ai kundërshton qëndrimin e diplomatit, me argumente historike mbi betejën e Kosovës më 1389.

“Grenel, ka kulturë të paktë historike. Princ Lazari, ishte i fundit serb në Kosovë.” -saktëson Xhufi.

Xhufi flet për dokumente venedikase, bizantine, osmane dhe burime arbërore qe tregojnë se në luftën e Kosovës morën pjesë zotër arbër, si Gjergj Strazimiri Balsha, Jonimajt, zotërit e Himarës dhe vetë Teodor Muzaka, familja Gropa, Zenebishi etj.

“Arbrit qenë në lufte, atribuimi nga Grenell nuk qëndron”, – tha ai.

I pyetur mbi ndikimin e një qëndrimi të tillë në kushtet e bisedimeve të mundshme mes Kosovës e Serbisë.

“Deklarata, të bën të dyshosh për integritetin e tij. Grenell ka qenë njeriu i paduhur për bisedetimet” –  pohoi Xhufi. Ndërsa flet per njëanësi serbe, nga ana e Grenelit gjatë bisedimeve, Xhufi shpreh besimin se administrata Biden, do te ketë qasje tjetër dhe njohje më të mirë të historisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishte krah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë

105 vjet nga vrasja e Isa Boletinit në Podgoricë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!