Prokurorët francezë kanë kërkuar një dënim me gjashtë muaj burg, për ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.
Mediat e huaja shkruajnë, se prokurorët, nuk kanë dhënë komente mbi këtë vendim.
Kujtojmë që ditën e martë, ish-presidenti, mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm në fushatën e vitit 2012, ku ai nuk doli fitues. Sarkozy, pretendoi se shpenzimet e kryera nuk ishin përgjegjësi e tij.
Megjithatë, nga krahu tjetër, prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor për fushatat, duke shtuar, se për të fshehur koston, ish-presidenti punësoi një agjenci që trajton çështjet e marrëdhënies me publikun.
Kujtojmë se në hetim, po shqyrtohen edhe akuza të tjerë të Sarkozy, ku ky i fundit dyshohet se ka marrë pagesa të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.
Vlen për t’u përmendur se emri i Sarkozy u lakua në mediat vendase ditën e djeshme, pasi ai priti në shtëpinë e tij në Paris kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilën ruan marrëdhënie shumë të mira.