Me Joe Biden dhe Vladimir Putin që u përshëndetën dhe biseduan sot në Gjenevë, vlen të kujtohet një samit i ngjashëm midis Putinit dhe Donald Trump në 2018, një nga pikat më të ulta të një presidence u përmbyll me ta.
Të dy presidentët u takuan në Helsinki më 16 korrik 2018, një takim që erdhi mes hetimit të këshilltarit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet 2016.
Çështja qendrore ishte nëse Trump do të përballej me Putinin për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Kjo, nuk ndodhi. Në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të tyre, Trump jo vetëm që refuzoi të dënonte ndërhyrjen ruse, por dukej se ishte në krah të Putinit dhe kundër komunitetit të tij të inteligjencës.
“Unë i konsideroj të dy vendet përgjegjëse”, tha Trump në përgjigje të një pyetje nga shtypi amerikan në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë. “Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vepruar mirë. Ne të gjithë nuk kemi vepruar si duhet. Të gjithë kemi faj.”
Ai më vonë shtoi se Putini “ishte jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe bindës në mohimet e tij” të ndërhyrjes në zgjedhje.
Dhe kjo: “Njerëzit e mi erdhën tek unë, [ dhe ish Drejtori i Inteligjencës Kombëtare] Dan Coats erdhi tek unë dhe disa të tjerë, ata thanë se mendonin se është Rusia. Unë kam biseduar me
Presidentin Putin; dhe ai thjesht tha që nuk është Rusia. Unë do ta them: Unë nuk shoh ndonjë arsye pse do të ishte Rusia.”
* “Nuk kishte asnjë marrëveshje bashkëpunimi. Të gjithë e dinë atë. Dhe njerëzit po nxirren në pah. Deri më tani që unë e di, praktikisht asnjë prej tyre nuk lidhet me fushatën. Dhe do të duhet të përpiqeni shumë të gjeni dikë që kishte të bënte me fushatën “.
* “Ne e fituam Kolegjin Zgjedhor me shumicë: 306 me 223, besoj. Dhe kjo ishte një luftë e drejtë, kjo ishte një betejë e luftuar mirë. Ne bëmë një punë të shkëlqyeshme.”
* “Por thjesht për ta thënë edhe një herë dhe unë e them atë gjithë kohën, nuk kishte asnjë bashkëpunim. Unë nuk e njihja presidentin rus. Nuk kisha askënd me të cilin mund të bashkëpunoja. Nuk kishte asnjë bashkëpunim për fushatën.”
* “Pra, më lejoni të them vetëm se kemi dy mendime. Ju keni grupe që pyesin pse FBI nuk e mori kurrë serverin, a nuk e kanë marrë ata serverin. Pse u tha që FBI duhet të largohej nga zyra e Komitetit Kombëtar Demokratik?”
Pra, Jo vetëm që Trump hodhi komunitetin e tij të inteligjencës “në rrugë”, por ai gjithashtu arriti të përmendte numrin e votave elektorale që fitoi, këmbënguli vazhdimisht (në mes të një hetimi) se ai nuk kishte bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës 2016 dhe madje arriti të fuste një teori të egër konspirative në lidhje me vendndodhjen e një serveri DNC.
Në një pjesë për samitin që shkrova në atë kohë thashë se ishte “momenti më i turpshëm, i presidencës Trump”.
Pothuajse tre vjet më vonë dhe me një tjetër president amerikan që takohet me Putin është e qartë se veprimet (dhe mosveprimi) i Trump gjatë kryengritjes së 6 janarit në Kapitolin e SHBA ishin më keq se ato që bëri në Helsinki në 2018.
Por si edhe u pa nga të gjithë u desh pak kohë që Trump të shkonte edhe më poshtë dhe të ulte më shumë veten se në samitin e zhvilluar me presidentin rus.
Përkthyer dhe përshtatur nga cnn/ F.H, Konica.al