MENU
klinika

takimi mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev,

Mediat serbe: Qëllimi është heqja e barrierave në rajon

29.06.2021 - 13:17

Minishengeni ballkanik dhe integrimi në BE ishin dy temat kryesore të takimit online mes liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut këtë të martë.

Mediat serbe shkruajnë se Rama, Zaev dhe Vuçiç kanë diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal e cila do mundësonte hapjen e rrugës së këtyre shteteve drejt Bashkimit Europian.

Sipas mediave, liderët ranë darkord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në BE, por dhe unioni ka nevojë për vendet e Ballkanit.

Ata kanë shprehur dëshirën që 4 liritë bazë, lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe në rajon të zbatohet sa më shpejtë.

Takimi mes tyre ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 ndërsa kujtojmë që në këtë videokonferencë nuk ka marrë pjesë Kosova.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat