MENU
klinika

Ja ç'shkruajnë mediat serbe

Vuçiç përplasje fizike me Jeremiç, shkak Kosova dhe Shqipëria

25.06.2021 - 19:38

Mbështetja që Serbia i bëri kandidaturës së Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit në OKB është bërë shkas që në Beograd të ketë jo vetëm përplasje politike por edhe fizike në mes të Presidencës.

Të paktën kështu raportojnë mediat serbe të cilat shkruajnë se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç. Mediat kanë publikuar një foto nga konflikti, ku shihet se presidenti ka përveshur mëngët dhe është gati të sulmojë liderin e opozitës, konflikt që ka ndodhur në presidencë.

Jeremiç pati deklaruar më parë se Tirana zyrtare do e përdorte votën e saj në Këshillin e Sigurimit për të fituar mbështetjen e vendeve të treta ndaj Kosovës dhe partia e padenjë e Jeremiç duhet luftuar. Për të sqaruar debatin, Vuçiç thirri në zyrën e tij Jeremiç, por gjithçka nuk shkoi sipas parashikimit.

Për median, Jeremiç ka deklaruar se përballja me Vuçiç ka qenë vërtetë e pakëndshme.

“Presidenti zbriti nga zyra e tij dhe po dridhej i tëri. Ishte një situatë e pakëndshme edhe për forcat e sigurisë. Vuçiç filloi të bërtiste, duke thënë “hajde më rrihni”. Por në ato momente truprojat e tij e neutralizuan. E ftova të dilte jashtë por nuk guxoi.. Na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam hajdut”, është shprehur Jeremiç.