“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë e shkakton atakun kardiak në plazh?
Mjeku:Humbjet e jetës në mënyrë të menjëhershme janë kryesisht për shkaqe zemre. Duke qenë kështu, është shumë e rëndësishme që secili të njohë shëndetin e tij, që do të thotë: nëse ne notin e këshillojmë si sport shumë të shëndetshëm, pacienti duhet të dijë dhe si të ndërveprojë me ujin. Temperatura e ujit duhet të jetë sa më e afërt me temperaturën e ambientit, ose pacienti duhet të familjarizohet gradualisht pa filluar të notojë. Këtu kam një porosi të veçantë për pacientët që kanë kaluar një infarkt miokardi, pacientët me rrezik të lartë për të shfaqur sëmundje të enëve të gjakut, pacientët diabetikë dhe ata me një hipertension të pakontrolluar, të këshillohen patjetër me mjekun përpara se të fillojë sezoni i pushimeve apo ndryshe të notuarit, pasi vërtet noti është një sport shumë i shëndetshëm, por aq është edhe i rrezikshëm. Pra, këta janë pacientë që duhen këshilluar, mundësisht individ për individ.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.