MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë vlerat normale të hemoglobinës?

16.07.2021 - 10:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Cilat janë vlerat normale të hemoglobinës?

Mjeku:Matjet e niveleve të hemoglobinës bëhen në gramë për një decilitër të gjakut. Nivelet normale të hemoglobinës variojnë sipas moshës dhe gjinisë. Vlerat normale mesatare, sipas të dhënave të AgroWeb.org janë:

Të porsalindurit 17 – 22 g/dL
Një javë pas lindjes 15 – 20 g/dL
Një muaj pas lindjes 11 – 15 g/dL
Fëmijët 11 – 13 g/dL
Meshkujt e rritur 14 – 18 g/dL
Femrat e rritura 12 – 16 g/dL
Meshkujt pas moshës së mesme 12.4 – 14.9 g/dL
Femrat pas moshës së mesme 11.7 – 13.8 g/dL

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.