17.07.2021 - 09:56
Në pikën kufitare të Morinës të shtunën në mëngjes paraqitet e njëjta panoramë si fundjavat që kemi lënë pas, mijëra automjete nga Kosova kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Mësohet se në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.
Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës, më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës
E veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinës është numri i lartë i qytetarëve serb, të cilët kanë vendosur të pushojnë në bregdetin shqiptar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shqipëri-Skoci
Kosovarët vijojnë mbështetjen për Kombëtaren
Studimi gjenetik
Shqiptarët, populli më homogjen në Evropë
Morina lejon qarkullim pa pengesa