MENU
klinika

"Ky diversant kërcen valle me pushtetarët"

Edmond Budina: Soreca të shpallet non grata dhe të arrestohet!

03.07.2021 - 20:01

Edmond Budina e ka cilësuar si historik vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Budina kërkon që ambasadori i BE Soreca të shpallet “non grata” pasi sipas tij ai është një “diversant” që ka sabotuar kauzën e tyre.

“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë.

Sepse ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej çështja e Teatrit Kombëtar.

Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne.

Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të thoshte që do ti akuzoj shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që të ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona.

Sepse aty padiskutim që është diskutuar për çështjen e Teatrit Kombëtar, dhe ne do të kërkojmë edhe prokurorë, hetues ndërkombëtarë që ta verifikojnë, ta zbulojnë sepse nuk ka asnjë protokoll për atë çka është biseduar atje”, tha Budina.

Ai tha se Soreca do të përballet me komunitetin europian dhe me SPAK, duke u shprehur se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do ta denoncojë për veprimtarinë e tij në këtë çështje.

“Ndërkohë që ne na nëpërkëmb ky z.Soreca shkon edhe kërcen valle me pushtetarët e këtij vendi”, shton Edmond Budina. Ai tregon se njerëz në rrugë e kanë ndaluar duke i thënë “bravo të qoftë” për rezistencën që është bërë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!