MENU
klinika

Nora Gjakova pas medaljes

“Faleminderit Majlinda që na e ke hap rrugën”

26.07.2021 - 13:37

Xhudistja Nora Gjakova fitoi medalje ari në peshën 57 kilogramë në Lojërat Olimpike, duke e çuar në dy numrin e medaljeve të arit për Kosovën në Tokyo 2020, pas asaj të fituar nga Distria Krasniqi.

E treta medalje ari në historinë e sportit kosovar në Olimpiadë, duke shtuar edhe atë të Majlinda Kelmendit në Rio 2016. Pas triumfit, në një prononcim për Radio Televizion Kosova, Nora Gjakova u shpreh kështu:

“Nuk e di ende po më duket e pabesueshme, edhe kur kam arrit në finale, veç e kam pa Tonin edhe e kam ditë që kam arrit në finale. Padyshim që është ndjenjë e pabesueshme, nuk e kam menduar që do të fitoja medalje olimpike.

Normalisht kam ardhur për fitore, por nuk i dihet kurrë fitores apo humbjes. Unë dua t’i falënderoj të gjithë, ekipi është i jashtëzakonshëm, faleminderit Tonit, i cili është meritori më i madh për sukseset tona.

Faleminderit familjes, faleminderit Majlindës që na i ka hap rrugën. Ka qenë një ditë me emocione të dyfishta, kam pas emocione edhe për vete, por edhe për Akilin, me qenë medalist, por prapëseprapë një medalje po e dërgojmë në shtëpi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN