MENU
klinika

Situata alarmante me helmimin në Deçan

FSK nis sot shpërndarjen e ujit në fshatra

14.07.2021 - 09:39

Ministri Armend Mehaj ka njoftuar se gjatë ditës është ngritur gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale e FSK-së, për t’iu dalë në ndihmë banorëve të Deçanit.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se përveç monitorimit të situatës, menjëherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

Më tej, ai shtoi se këto aksione do të vazhdojnë 24 orë në ditë deri në momentin kur të kthehet gjendja normale.

“Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit”.

 

 

“Njësitet tona vazhdojnë operacionet dhe në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojmë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara. Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e gjendjes normale. Ky është Misioni ynë! Kjo është Detyra jonë!”, shtoi ai.

Ndërsa Izet Zenuni, shef i Shtabit emergjent në Deçan ka thënë se FSK-ja nga nesër do të shpërndajë edhe ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat