MENU
klinika

Ç’ndodhi me Tiranën, Durrësin e Gjirokastrën?

“Furtuna” në Polici rezulton rokadë, ja 13 ndryshimet

06.07.2021 - 12:57

“Furtuna” e paralajmëruar në Policinë e Shtetit, pas ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve të rënda automobilistike, në fakt ka rezultuar vetëm një rokadë me transferime drejtuesish.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, dje ka firmosur 13 transferime, lëvizje nga një drejtori vendore në tjetrën, por duket se disa drejtues që janë larguar nga detyra e mëparshme ende nuk janë emëruar në një tjetër.

Ajo çfarë bie në sy është “ndëshkimi” i kreut të Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj, i cili është emëruar drejtor i Policisë së Beratit, por edhe i drejtorit të Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, që u emërua drejtor i Policisë Shkencore, vetëm pak ditë pas vrasjes së katërfishtë që ndodhi në Velipojë.

Gjovalin Loka, ish-drejtori i Sigurisë, i cili u lirua nga detyra një ditë pas paralajmërimit për “furtunë”, duket se ka marrë besimin kryesor nga Ardi Veliu, duke u emëruar në krye të Policisë së Elbasanit, një qark tjetër problematik sa u përket krimeve të rënda. Por Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar për transferimet, nuk ka cilësuar se çfarë detyre ka marrë drejtori aktual i Policisë së Elbasanit, Alket Shatro.

Ndërsa në detyrën që ishte lënë bosh prej pak ditësh nga Gjovalin Loka është emëruar Neritan Nallbati, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Në një tjetër qark problematik, siç është Vlora, ku këtë vit kanë ndodhur disa atentate mafioze, ende pa autor, është emëruar Bledar Çeliku, drejtori i Policisë Fier.

Ndërsa, njësoj si për drejtorin aktual të Elbasanit, ashtu edhe për atë të Vlorës, Artion Duka, Policia nuk sqaron se ku është emëruar. Nga Vlora në Tiranë, konkretisht nga Drejtoria e Kufirit ka ardhur Luigj Vathi, i cili tashmë është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë në Drejtorinë Vendore të kryeqytetit.

NGRITJET NE DETYRE

Përveç “ndëshkimeve”, Ardi Veliu ka vendosur edhe promovimin e disa drejtuesve të Policisë, duke i ngritur në detyrë.

I tillë është rasti i Skënder Hitës, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilit tashmë i është besuar drejtimi i Policisë së Shkodrës.

Ndërsa Oltion Bistri, aktualisht shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, ka marrë drejtimin e Policisë së Durrësit, ku aktualisht ishte Lorenc Shehu, i cili është transferuar me të njëjtën detyrë në Lezhë.

Bie në sy edhe rikthimi i Ardian Çipës, i cili nga Akademia e Sigurisë është emëruar drejtor i Policisë së Korçës.

Dhimitraq Ziu, zëvendësdrejtor për Sigurinë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar në krye të Policisë Rrugore. Hamdi Fjora, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Ndërsa drejtori i Policisë së Korçës, Ferdinant Mara, transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.

“Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët”, tha zyrtarisht Policia.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!