MENU
klinika

Përmbysi autobusin në Kroaci

Gjykata vendos 1 muaj arrest me burg për shoferin

27.07.2021 - 10:10

Shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci do të qëndrojë 1 muaj në paraburg. Gjykata kroate ka marrë sot vendimin për masën e arrestit të 52-vjeçarit.

Disa ditë më parë ai drejtonte autobusin ku udhëtonin qytetarë nga Kosova teksa pas përmbysjes së autobusit 10 prej tyre vdiqën.

Sipas dëshmive, shoferin e kishte zënë gjumi në timon vetmë 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.