14.07.2021 - 09:52
Duke nisur nga dita e djeshme të gjithë qytetarët mbi18 vjeç në Kosovë tashmë mund të marrin vaksinën anti-COVID. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një postimi në ‘Facebook’.
Për të marrë vaskinën të gjithë qytetarët fillimisht duhet të regjistrohen në platformën elektronike e-Kosova.
Kosova e ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në fund të marsit. Deri më tani në të gjithë vendin janë vaksinuar 270.641 qytetarë, ndërsa 72.400 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.