MENU
klinika

Rrëzimi i herësit s’prek zgjedhjet

Kreu i KQZ: Ndarja e mandateve të 25 prillit, e pakthyeshme

03.07.2021 - 20:31

Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin brenda listës duke i hapur 100 përqind.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka shpërndarë 140 mandatet që u fituan me formulën që është shpallur si antikushtetuese. Por a ndikon kjo vendimmarje mandatet e deputetëve të dalë nga 25 Prilli?

“Tani nuk e themi dot sepse ne nuk e kemi arsyetimin e vendimit dhe ajo çka është më kryesorja, ky vendim nuk ka hyrë në fuqi. Në momentin kur ky vendim do të jetë i arsyetuar dhe do të jetë në fuqi do të bëjmë një interpretim të këtij akti. Hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e dimë se si do të afektojë në vendimmarrjet përkatëse.”

Rezultati përfundimtar i 25 Prillit nuk është zyrtarizuar ende nga Komisioni Rregullator pasi koalicioni i udhëhequr nga Kujtim Gjuzi e ankimoi shpërndarjen e mandateve sipas qarqeve ne Kolegj Zgjedhor. Vendimmarrje e cila mban ende te hapur çështje e mandateve parlamentare, sidomos pas vendimit të Kushtetueses.

“Nëse kolegji nuk vendos ndryshe, vendimi i Komisionerit për shpërndarjen e mandateve dhe deklarimin e numrin e votave të çdo subjekti zgjedhor është i pakthyeshëm si vendim. Është vendim përfundimtar.” 

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pak ditë më parë pragun brenda listës duke mundësuar renditjen e thjeshtë të kandidatëve për deputet nga ai që merr më shumë vota deri tek ai më pak i pëlqyer. Vendimi u përshëndet nga partitë e vogla, ndërsa paritë e mëdha heshtën.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!