Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritet të zhvillojnë takimin e radhës më 19 korrik.
Lajmin e ka njoftuar edhe zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme Peter Stano, i cili gjithashtu ka bërë me dije se fokus i këtij takimi do të jetë arritjet e deritanishme dhe hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen për të dy vendet.
“Fakti që takimet po vazhdojnë është një shenjë e progresit. Takimi i radhës do të jetë të hënën e 19 korrikut”, ka thënë ai.
Më tej Stano gjithashtu ka risjellë në vëmendje dialogun Kosovë-Serbi për të cilin ka theksuar se ky dialog mbetet shumë i rëndësishëm për rrugën drejt integrimit europian për të dy vendet.