MENU
klinika

"Rama me Kurtin duhet të bashkëpunojnë"

Mentor Nazarko: Nëse Rama e Kurti gjejnë gjuhën e përbashkët, politika e jashtme në rajon do të jetë e fuqishme

06.07.2021 - 22:01

Këtë të martë në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo dhe me të ftuar, analistin Mentor Nazarko, gazetaren e “ABC” Linda Karadaku dhe analistin Neritan Alibali u diskutua për takimin e zhvilluar me liderët e Ballkanit Perëndimor si edhe rrugën drejt integrimit evropian.

Analisti Neritan Alibali tha se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar për mirë.

Këtë herë,- u shpreh Alibali është vënë re një rol aktiv i SHBA-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se kjo çështje është kthyer në çështje të sigurisë.

“Unë konsideroj që ka një ndryshim për mirë të politikës amerikanë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Këtë herë Palmer ka deklaruar që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje e interesave ndërkombëtarë të SHBA-së dhe është çështje e sigurisë. SHBA-ja është në një rol aktiv për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Alibali.

Nga ana tjetër analisti Mentor Nazarko tha se nëse kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti do të gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë politika e jashtme në rajon do të jetë e fuqishme.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse mund të ketë një politikë të jashtme protagoniste, Nazarko theksoi se kjo është e domosdoshme.

Duhet ta kemi një politikë të jashtme protagoniste. Shqipëria po bëhet pjesë e Këshilli të Sigurimit për dy vjet dhe kjo është një risi për një vend me 2 milion banorë dhe këtë Shqipëria duhet ta shfrytëzojë. Shqipëria e ka këtë shans Rama e ka këtë shans sepse është një vend i rrethuar me shqiptarë.

Nëse Kurti e dëgjon Ramën dhe Rama e dëgjon Kurtin atëherë politika e jashtme ka një fuqi në rajon. Kurti si revolucionar profesionist i duhet të distancohet pak nga Rama. Por unë theksoj që Rama me Kurtin duhet të bashkëpunojnë”, tha Nazarko, duke shtuar se Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë shtet përfshirë këtu edhe Serbinë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!