MENU
klinika

"S’ka ngjashmëri me situatën katastrofike në vendet e Evropës"

Moti i keq edhe në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes qetëson qytetarët

16.07.2021 - 18:31

Moti i keq pritet të përfshijë edhe Shqipërinë, por jo si situata katastrofike që po kalon Evropa Qendrore. Ministria e Mbrojtjes me anë të një njoftimi për mediat thotë se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale.

Sipas ministrisë reshjet pritet të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.

Në njoftim thuhet se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

“Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.

Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile.

Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve.

Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë që Evropa Qendrore, kryesisht Gjermania eshte perfshire nga reshje te shumta shiu dhe përmbytje, ku si pasojë deri tani kane humbur jetën mbi 90 persona dhe shume të tjerë rezultojnë të humbur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Stuhia që ka goditur Europën do të vijë edhe në Shqipëri”

Sinoptikania: Fundjava me reshje shiu në disa zona, problematike do jetë…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!