MENU
klinika

Sot votimi në Kuvend

OSBE: Duhet proces transparent për zgjedhjen e kryetarit të AMA

07.07.2021 - 11:27

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri deklaron se ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. OSBE thekson se kanë qenë kontakt me aktorët përkatës, ndërsa nënvizon nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias.

Gjithashtu, prezenca e OSBE-së shton se rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit të AMA.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm pak orë para votimit për kreun e AMA-s në Kuvend, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka bërë thirrje ligjvënësve ta shtyjnë këtë procedurë bashkë me emërimin e anëtarëve të bordit të këtij autoriteti në muajin shtator, nisur nga akuzat e opozitë se maxhoranca po tenton ta kapë këtë institucion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Me rëndësi të mos ketë dyshime për…”

Delegacioni i BE kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA

Sot mbyllet një legjislaturë e paprecedentë

Kuvendi në seancën e fundit zgjedh kreun e AMA-s


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!