MENU
klinika

Padia për gjenocid ndaj Serbisë

Palmer: Kosova duhet të ketë argumente

05.07.2021 - 10:31

Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid, Mathew Palmer thotë se një qasje e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, tha në një intervistë për RTV21 se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë.”- u shpreh Palmer.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë: “Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar. Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale.”

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat