MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse gratë shtatzëna vuajnë nga tensioni i ulët gjatë verës?

26.07.2021 - 12:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Përse gratë shtatzëna vuajnë nga tensioni i ulët gjatë verës?

Mjeku:Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzëni. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut kanë tendencë të bien më tej, duke i bërë gratë shtatzëna të ndihen të pafuqishme dhe sëmurë. Presioni i ulët i gjakut në shtatzëni shfaqet veçanërisht në 24 javët e para për shkak të ndryshimeve normale që ndodhin në trupin e gruas ndërsa përgatitet për të mirëpritur dhe rritur fetusin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim