MENU
klinika

Erdogan mund të vijë në Shqipëri!

Rama takon zëdhënësin e presidentit turk në Tiranë

03.07.2021 - 16:14

Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, İbrahim Kalın ka zhvilluar një vizitë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në këtë takim fokusi ka qenë marrëdhënia dy palëshe mes 2 vende, teksa ka paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit turk, Recep Erdogan në Shqipëri, por pa specifikuar një datë konkrete.

“Sot kishim takim për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri(i referohet vizitës së Erdogan) . Kishim mundësi të flisnim me detaje si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, u shpreh Kalın, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Referuar asaj se çfarë shkruajnë mediat turke, në takim është folur edhe për blerjen e 3 dronëve super inteligjentë nga Turqia, si edhe rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të financuara nga Erdogan. Pyetur lidhur me miratimin e buxhetit shtesë nga ana e parlamentit shqiptar për të blerë dronë nga Turqia, Kalın tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë që të mbështetet siguria, paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë.

“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalın.

Ai gjithashtu përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit, duke thënë se ato priten të finalizohen në gusht dhe do t’u dorëzohen pronarëve.

“Në të njëjtën mënyrë, në këtë periudhë pandemie, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, këtu u ndërtua një spital në një kohë shumë të shkurtër, me udhëzimet e presidentit tonë. Ne patëm po ashtu mundësinë të bënim furnizim me vaksina. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë në të gjitha këto fusha, përfshirë shëndetësinë”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!