MENU
klinika

Rëndohet situata nga helmimi

Deçani shpall gjendjen emergjente

13.07.2021 - 12:47

Helmimi i qindra qytetarëve në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendjen emergjente. Dyshimet e para zyrtare nga autoritetet për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i qytetarëve në spital ka shkuar në 884.

Kryetari i Komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj më herët hodhi dyshime se kjo ngjarje mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë që brenda një muaji që ndodhin helmime.

“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet e njëjta skenë që na bën të mendojmë se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Prokuroria dhe hetuesit po merren me ngjarjen. Nëse analizat mikrobiologjike e nxjerrin ujin të dëmshëm, për personat përgjegjës do të ndërmerren masa ndëshkuese politike, ligjore e administrative”, tha ai.

Rastet e helmimit në këtë komunë filluan para dy ditësh, ku persona nga fshatrat Irzniq, Prilep e Lugu i Branit, kërkuan ndihmë në spital, pas shfaqjes së simptomave.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat