MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa kalcium na duhet për të luftuar osteoporozën?

27.07.2021 - 11:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa kalcium na duhet për të luftuar osteoporozën?

Mjeku: Marrja e kalciumit është e rëndësishme për kockat e forta dhe të shëndetshme. Marrja adekuate e kalciumit duhet të ndodhë më herët në jetë për të ndihmuar në parandalimin e osteopenisë dhe osteoporozës.

Konsumimi i rekomanduar i kalciumit për të gjithë të rriturit dhe adoleshentët femra është 1.000-1.300 mg në ditë. Burime të mira të kalciumit dietik përfshijnë produkte të qumështit, perime (kale-cavolo riccio, lakra, brokoli, spinaq), dhe ushqime të fortifikuara (lëngje frutash, qumësht jo nga bagetite por nga bajamet, nga soja, nga arrat e kokosit etj, dhe drithëra). Gratë pas menopauzës mund të kenë nevojë për më shumë kalcium.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim