Avokati i Kadri Veselit ka kërkuar lirimin dhe pafajësinë e klientit të tij në mungesë të provave.
Ben Emerson deklaroi në seancën në Hagë se Prokuroria e ka pranuar tashmë që nuk ka prova ndaj Kadri Veselit për kryerje të krimeve gjatë luftës në Kosovë.
“Prokuroria kanë thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”, tha Emmerson.
Menjëherë ka ardhur përgjigjia e prokurores në seancë e cila ka theksuar se avokati i Veselit po flet gjëra të pasaktë ndërkohë që nuk komentoi mbi kerëkesën për lirim apo pafajësi të ish-kreut të PDK.