Një pjesë e territorit të Shqipërisë gjatë natës është goditur nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe u drejtua për në Ballkan. Mbi territorin tonë nata u karakterizua nga një mot me reshje shiu, por pa shkaktuar probleme.
Megjithatë sipas “MeteoAlb” Republika e Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites.
Por mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshrit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.
Kosova
Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pas mesditës sërish vranësirat sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi ere.
Maqedonia e Veriut
Do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu, shoqëruar me stuhi lokale breshëri.
Rajoni dhe Europa
Kthjellimet mbizotërojnë në brigjet e Egjeut, Europën Jugperëndimore dhe atë Veriore. Por në Rajonin Jugor, Qendror dhe atë lindor vijon ndikimi i motit të vranët, i cili sjellë rrebeshe shiu dhe ere të fortë.