MENU
klinika

Nga Ben Andoni

Shqipëria e Ballkanit dhe Shqipëria e BE-së

04.07.2021 - 22:03

Shqipëria e cila po pret hapjen e negociatave pas dyerve të BE-së, po përballet me mallkimin e zakonshëm të Ballkanit, që do të thotë shumë energji e çuar kot për narrativa boshe nacionaliste, paqartësi administrative, dhe shumë përpjekje e munduar për rrugë lineare integrimi. Klubin ballkanas me fatin e njëjtë e bëjnë tashmë një grup vendesh, që fatmirësisht po i bashkon përballja me BE-në. Po ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë pak më parë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po qasen dot as te pragu i Brukselit, për të mos përmendur Kosovën që po nëpërkëmbet turpshëm.

Ndoshta idealet e ngritura nga një lloj ideje e neo-liberalizmit, ku tregu do vendoste për zhvillimin teksa shteti do mundohej të rregullonte pa u kthyer në pengesë, si edhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare, u vlerësua jashtëzakonisht në të gjitha vendet tona. Ishte i tillë nderimi saqë besohej se zhvillimi do mundësohej vetëm nga jashtë. Në fakt e kishte një të vërtetë, si në vendin tonë: masa e madhe e shqiptarëve, që kërkonte një fat më të madh dhe mundësi punësimi po i ikte krahut aktiv të punës në vend, por aman po sillte remitancat aq të nevojshme. Klima politike në Shqipëri në segmente të caktuara po mundohej të binte të huajt se vendi ishte i paqëm për investime të huaja. Me luhatje të paimagjinueshme, me momente afër katastrofave të shtetit demokratik, publiku shqiptar kuptoi se vetëm përmes integrimi të BE-së do të plotësohej demokratizimi i duhur.

Veçse kritikët e liberalizmit me të drejtë, që tek ne ende mungojnë në masën e duhur, por që janë gjithnjë e më të shfaqshëm, filluan të kuptojnë se kjo rendje dhe barriera e Brukselit po ua nënvlerësonte kombin dhe identitetin për hir të parimeve të Evropës së Bashkuar dhe skedave të integrimit shtuar në infinit. Teksa nga e majta po shikohet qartë në Shqipëri se ajo që kërkojmë për barazinë dhe udhën që po merr Reforma në Drejtësi nuk trajtohet barazisht në praktikë.

Përballë sfidave të sotme moderne, shumë më tepër sesa këto që u përmendën, Shqipëria e Ballkanit ka ende punë. Jo më kot, Shqipëria futet ende tek vendet me demokraci të cunguar. “Liberation”, pak ditë më parë, në përcaktimin e indeksit të saj të demokracisë, ku merret parasysh korrupsioni, drejtësia, liria e medias, zgjedhjet dhe pak të tjera, tregoi se Shqipëria ka ende një vend modest, me 46%, me vetëm pak pas Serbisë 48 % dhe Maqedonisë së Veriut 47%. Dhe, kur shikon përcaktimet negative për demokratizimin e Serbisë që është pak para nesh, atëherë të lind shqetësimi për Shqipërinë tonë. A do mundet Shqipëria e Ballkanit të jetë shpejt si Shqipëri e BE-së?! Terreni po tregon se ka ende një mal të lartë përpara, atë që Mitterand e parashikonte me cinizëm shumë vite më parë që Vendet e Lindjes të mos bëheshim menjëherë anëtare, por të integroheshin me kujdes, sepse e kanë të pamundur me atë kulturë politike. Tamam atë që kuptoi Merkel në atë sforco durimi gjatë mandateve të saj për t’na futur në hulli të pamundura. Ndaj, BE-ja mbetet ende shumë e shumë larg.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!