“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ndikojnë rrezet e diellit tek shëndeti mendor?
Mjeku:Për të studiuar lidhjen midis motit dhe diagonzës së depresionit, Mark Beecher dhe bashkëautorë të tjerë sudiuan të dhëna të shënetit mendor tek më shumë se 16.000 studentë brenda një periudhe 6 vjeçare. Këta studentë morën pjesë në disa senaca falas të Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike. Studentët do të plotësonin disa pyetsorë që vlerësonin gjendjen e tyre mendore para çdo vizite.
Këto pyetsorë krahasoheshin më pas me të dhëna të sakta të motit, të mbedhura nga BYU (Brighman Young University) në zonën e saktë se ku jetonin këta studentë.
Në total, studimi shqyrtoi 19 faktorë të mjedisit, duke përfshirë pikën e vesës, retë, reshjet, erën e fortë, shpejtësinë e erës, presionin barometrik, temperaturën, hënën, masat e cilësisë së ajrit etj. Asnjë prej këtyre faktorëve nuk ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me nivele të larta të shqetësimit emocional, për sa kohë që në një ditë kishte rreze dielli të mjaftueshme.
Kur kishin mungesë dielli, nivelet e ankthit rriteshin dhe ata diagnostikoheshin me çrregullime emocionale sezonale. Terapistët ishin të vetëdijshëm se muajve të dimrit kishte një kërkesë më të lartë për shërbimet e tyre.
E thënë më thjeshtë, studimi arriti në konkuzionin se rrezet e diellit ndikonin në emocionet pozitive të njerëzve, ndërsa reshjet e shiut dhe moti i zymtë ndikonte në çrregullimet emocionale të njerëzve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.