“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të dallojmë kancerin e lëkurës nga ndryshimi i nishanit?
Mjeku: Çdo njeri është doktor i vetes. Duhet të jemi vigjilent nëse na del nishani i ri në trup, apo nëse e kemi pasur dhe i ka ndryshuar madhësia apo është rritur në diametër. Ka shumë raste të kancerit të lëkurës, prandaj është kyçe që duhet të mbrohet i gjithë trupi nga rrezet e diellit e jo vetëm fytyra.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.