“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të largojmë erën e rëndë të këmbëve
Mjeku: Era e këmbëve shpesh është një problem po thuajse i pazgjidhshëm për shumë persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetëra produkte kozmetike, dhe nuk keni pasur sukses.Por, a e keni provuar çajin e zi? Çaji i zi është i pasur me taninë, një grup antioksiduesish, të cilët neutralizojnë erën e keqe të këmbëve.
Për të përfituar mrekullia e çajit të zi dhe për të larguar erën e padëshiruar të këmbëve, veproni si më poshtë: Lini dy qese, ose dy lugë çaji të zi të ziejnë për pesëmbëdhjetë minuta në gjysmë litri ujë. Më pas çajin e vluar derdheni në një legen me dy litra ujë të thjeshtë. Zhytni këmbët për 10 deri në 20 minuta dhe pritni rezultatet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.