MENU
klinika

“Stuhia që ka goditur Europën do të vijë edhe në Shqipëri”

Sinoptikania: Fundjava me reshje shiu në disa zona, problematike do jetë…

16.07.2021 - 12:28

Në një lidhje skype për ‘News24’ sinoptikania e “Meteoalb” Lajda Porja tha se ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa të dielën do të përfshihet edhe zona përgjatë bregdetit të Adriatikut.

Sipas Porjas, problematike edhe për javën që vjen do të jetë era në bregdet, e cila do të jetë e fortë, duke bërë që deti të ketë dallgë.

“Duke parë stuhinë me origjinë në ishujt Britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar. Do të ketë më tepër rrebeshe shiu, në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci. Moti paraqitet me vranësira. E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës.”, -tha Porja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!