Pak çaste përpara se të vritej, përkatësisht për rreth 10 minuta presidenti i Haitit Jovenel Moïse i ka kërkuar ndihmë komisarit të policisë kombëtare dhe një oficeri policie.
“Ata po gjuajnë drejt shtëpisë, mobilizoni njerëzit”, mësohet ti ketë thënë ai një komisari policie, rreth orës 01:34.
Ndërkohë një tjetër telefonatë e ka realizuar me një oficer policie duke e pyetur se përse nuk kanë mbërritur ende në ndërtesë: “ Ku jeni? Kam nevojë për ndihmën tuaj tani. Më rrezikohet jeta. Hajdeni shpejt”, ka thënë ai.
Polici, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka thënë për media e huaja se pas thirrjes për ndihmë nga ana e presidentit, ka dëgjuar zhurmën e një pushke, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit ku presidenti jetonte me gruan dhe dy fëmijët.
Por pavarësisht thirrjes për ndihmë, Presidenti u ekzekutua më armë zjarri.
Përreth 2 javë nga vrasja e tij hetuesit po analizojnë faktin se si një grup mercenarësh kolumbianë përgjegjës për vrasjen e 53-vjeçarit, arritën të kalonin tri patrulla policie dhe agjentët e sigurisë për të arritur tek rezidenca e cila është e rrethuar.
Menjëherë drejt ndërtesës janë nisur tre makina. Edhe komisari i policisë i cili mori telefonatën e marrë nga Moïse ka thënë se ai kishte bërë 4 telefonata brenda 14 minutave, ndërsa ishte nisur drejt shtëpisë së presidentit.
Mediat e huaja raportojnë se oficerët e policisë të cilët u nisën drejt shtëpisë së presidentit u ndaluan rrugës nga një makinë brenda së cilës ndodheshin disa persona të armatosur, si dhe oficerë të policisë haitiane.
Gjithashtu një oficer policie tregoi se kishte parë një grup personash të armatosur rëndë, të identifikuar si kolumbianë, të veshur me bluza të bardha, ndërsa kanë thërritur: “Operacionzmbrapsuni”.
24 oficerë ishin caktuar për të qenë pjesë e grupit të sigurisë së Moïse, por deri më tani policia ka refuzuar të thotë se sa persona kanë qenë të punësuar natën dhe vrasjes dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar gjatë kësaj ngjarje. .
Deri më tani hetimi ka çuar në arrestimin e 18 kolumbianëve dhe dy amerikan-haitianëve që dyshohet se janë të përfshirë. Ndërsa 3 mercenarë kolumbianë u vranë, ndërsa 5 të tjerë janë në arrati.
Në mesin e 5 zyrtarëve të Policisë Kombëtare për vrasjen e presidentit është ndaluar edhe Herard kreu i Sigurisë së Moïse dhe bashkë me të edhe 20 pjesëtarë të ekipit të sigurisë së presidentit të cilët janë në hetim.