MENU
klinika

"Urdhri i Biden nxit luftën kundër korrupsionit"

Yuri Kim: Sistemi i drejtësisë s’është në majë të performancës

07.07.2021 - 12:03

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim deklaroi se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë së bashku për të luftuar kundër krimit. Kim deklaroi se fokusi është te puna e përbashkët për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Ajo shtoi se sistemi nuk është ende në majë të performancës kjo edhe për shkak të mungesave të krijuara nga procesi i vettingut duke theksuar se urdhri i Biden për zyrtarët e korruptuar do të nxisë edhe zyrat e prokurorëve në Shqipëri.

“Faleminderit që më keni ftuar të bashkohemi. Është mirë të shikoj të mbledhur për të diskutuar së bashku për luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë. Unë jam e huaj por ju jetoni këtu. Lufta kundër krimit nuk varet nga puna e një institucioni të vetëm. Fokusi ynë sot është puna e përbashkët për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Në vitet e fundit, që kur institucionet janë ngritur kanë filluar të krijojnë besimin e publikut.

Sistemi nuk është ende në majë të performancës. Është koha për të ndërtuar një urë për të trajtuar mungesa e personelit të krijuara nga vettingu. Biden ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin më të gjerë ndaj personave të përfshirë në korrupsion. Ky urdhër do të nxisë zyrat e prokurorisë në Shqipëri për të luftuar korrupsionin. Ju nxis të gjithëve të punoni për të identifikuar boshllëqet në kapacitetin tuaj institucional. SHBA do vazhdojnë të ju mbështesin për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë dhe më demokratike”, deklaroi Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!