MENU
klinika

"Vendi ku krimi është i përhapur"

Zaharova: Pse Gjermania po e armatos Kosovën?

14.07.2021 - 11:38

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka thënë se Gjermania po bën veprime kontradiktore në Kosovë, duke e furnizuar me armë.

Kjo pasi kompania “Heckler and Koch” do të furnizojë Kosovën me kontigjentin e radhës – me pushkë automatike në vlerë mbi gjysmë milion euro, raporton B92, përcjell Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të Zaharovas, në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme gjermane, në pjesën e rekomandimeve për vizitat në vendet e huaja, për  Kosovën thuhet: “Krimi i organizuar është i përhapur. Qindra mijëra njësi të armëve të vogla ilegale janë në duar të individëve privatë në Kosovë”.

Sipas saj, këto blerje janë mundësi për rritje të kriminalitetit e jo mundësi për forcimin e sigurisë në vend.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat