MENU
klinika

Vazhdon të shpërfillë angazhimet ndërkombëtare

BE-ja kërcënon “diktatorin e fundit në Evropë”

09.08.2021 - 10:22

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëheqësit autoritar bjellorus Alyaksandr Lukashenko. “Pasi regjimi po vazhdon të shpërfill angazhimet ndërkombëtare, BE-ja është e gatshme të marrë në konsideratë masa të mëtejshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE -së Josep Borrell, më 8 gusht. Komentet e tij u bën në një vjetorin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, të cilat Lukashenko pretendon se i ka fituar, mirëpo opozita, aktivistës dhe vendet perëndimore nuk e kanë njohur rezultatin e tyre.

Ata thonë se ato ishin të manipuluara. Derisa brenda Bjellorusisë, pas zgjedhjeve, shpërthyen protesta masive, vendet perëndimore e kanë goditur disa herë me sanksione regjimin e Lukashenkos. Këto vende kërkojnë që të ndalet dhuna ndaj aktivistëve dhe opozitës, të zhvillohet dialogu politik dhe të sigurohet mbajtja e zgjedhjeve të reja të lira.

Autoritetet bjelloruse kanë dëbuar ose burgosur me forcë udhëheqësit e opozitës, kanë arrestuar dhjetëra mijëra njerëz, kanë vënë në shënjestër dhjetëra organizata joqeveritare. Lukashenko, nga Perëndimi po quhet edhe si “diktatori i fundit në Evropë” për shtypjen e tij të pamëshirshme të zërave kundërshtues, përfshirë devijimin e detyruar në maj të një fluturimi komercial të Ryanair në Bjellorusi për të arrestuar një gazetar dhe aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kundërshtarja e Lukashenkos në zgjedhje, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka bërë thirrje për presion më të madh mbi regjimin e Lukashenkas. Më 8 gusht, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u zotua për mbështetje të lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, duke thënë se i gjithë vendi po mbahej “peng” nga Lukashenko./REL