MENU
klinika

Ja çfarë e pret sipas tij Amerikën!

Fauci jep alarmin, tregon se nuk kemi parë asgjë akoma

09.08.2021 - 11:07

Varianti delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën ku numri i personave të infektuar me këtë variant po vazhdon të rritet. SHBA mund të zhvillojë një lloj Covid më vdekjeprurës sesa varianti Delta nëse amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, sipas Dr. Anthony Fauci.

Paralajmërimi vjen teksa Shtetet e Bashkuara numërojnë një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me Covid 19 në ditë, shifër kjo që dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta në të gjithë vendin.

Fauci shpjegoi se “Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma“.

Eksperti paralajmëroi se një variant i ardhshëm mund të jetë më i transmetueshëm, madje rezistent ndaj vaksinës.

Ekziston frika te zyrtarët shëndetësorë se nëse amerikanët nuk vaksinohen, atëherë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojnë të rriten.

Nga debati me Joe Biden te dy atentatet e dështuara ndaj Donald Trump

Momentet kyçe të një fushate zgjedhore të paprecedentë

Pse plani mund të bëjë “revolucion” në Evropë

Suedia ofron 30 mijë euro për emigrantët që largohen nga vendi

Dëshmia: Vëllait tim iu premtua punë në administratë…

Si mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë?