MENU
klinika

Çfarë plani ka “qeveria civile”

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

05.08.2021 - 08:31

Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) e cila njihet si “qeveria civile” dhe e cila u formua nga deputetët e zgjedhur pas grushtit të shtetit në Mianmar që nuk njohën administratën ushtarake, formoi ushtri të rregullt kundër ushtrisë së Mianmarit për të mbrojtur popullin.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e medias sociale të NUG-së, njoftohet se është arritur kapaciteti për të formuar ushtri të rregullt me rritjen e numrit të njësive të Forcës së Mbrojtjes Popullore (PDF) që u formua më 5 maj me trajnimin e protestuesve kundër grushtit dhe me përhapjen e saj në të gjithë vendin dhe se është krijuar Forca Kombëtare e Mbrojtjes së Mianmarit (MNDF).

Më tej në deklaratë thuhet se MNDF do të veprojë në kuadrin ligjor të lidhur me NUG dhe se ajo do të luftojë për të fituar kundër ushtrisë së Mianmarit e cila ka rrëzuar qeverinë e zgjedhur.

Deputetët e zgjedhur pas grushtit ushtarak në Mianmar, deklaruan se nuk njohin legjitimitetin e administratës ushtarake dhe më 16 prill formuan Qeverinë Unitetit Kombëtar.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Deri tani 946 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit. Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thotë Kreu i puçit në Mianmar?

“Gjendja e jashtëzakonshme do zgjasë deri në vitin 2023”