MENU
klinika

Letra e Bin Laden në 2010:

“Vrisni presidentin Obama, pushtetin do ta marrë Biden”

21.08.2021 - 09:02

Mediat amerikane ripublikojnë një letër të ish-kreut të Al-Kaedës Osama Bin Laden, e shkruar në vitin 2010, ku ai kërkonte nga mbështetësit e tij që të mos shënjestronin zv/presidentin e SHBA Joe Biden, por presidentin Barack Obama.

Bin Laden shkruante se nëse diçka i ndodhte Obamës, Joe Biden do të merrte pushtetin sipas ligjeve amerikane dhe ai do ta çonte vendin në krizë, sepse është “krejtësisht i papërgatitur”.

bin laden warned in 2010 letter that biden would lead us into crisis 01
Osama bin Laden paralajmëroi al Kaedën që të mos synonte Joe Biden

Sipas letrës më poshtë, terroristët duhet të synonin avionët e Obamës dhe drejtorit të atëhershëm të CIA-s David Petraeus, kur këta të fundit të vizitonin Afganistanin. “Ata nuk duhet të synojnë vizitat e nënpresidentit amerikan Biden. Grupet do të qëndrojnë në vëzhgim për Obamën ose Petraeusin, ”shkroi Bin Laden.

Letra u zbulua mes dokumenteve të gjetura në shtëpinë e Osama Bin Laden në Pakistan, pasi ai u vra nga forcat amerikane më 2 maj 2011. Ky dokument ripublikohet nga mediat amerikane pas kritikave ndaj Joe Biden, për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani, ditët e fundit.

bin laden warned in 2010 letter that biden would lead us into crisis 05
Letra e Bin Laden, udhezimet per Obamen dhe Biden, dhe ish-kreun e CIA-s

Më tej në letër, ish-kreu i Al-Kaedës thotë se përse terroristët duhet të fokusoheshin te Obama.

“Arsyeja për t’u përqëndruar tek ata është se Obama është i pabesë dhe vrasja e tij automatikisht do ta bëjë Biden të marrë presidencën për pjesën e mbetur të mandatit, pasi është normë atje. Biden është krejtësisht i papërgatitur për atë post, i cili do t’i çojë SHBA në një krizë.”

“Sa për Petraeus, ai është njeriu i duhur në këtë vit të fundit të luftës, dhe vrasja e tij do të ndryshonte rrugën e luftës.”

bin laden warned in 2010 letter that biden would lead us into crisis 02
Osama bin Laden ndaloi Al Kaedën të vriste nënpresidentin e atëhershëm Joe