MENU
klinika

"...papastërti, erë e keqe..."

Media serbe, propagandë kundër bregdetit shqiptar

18.08.2021 - 14:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë duke bashkëpunuar për ta çuar përpara idenë e tyre të Minishengenit apo të emëruar si “Open Balkan”, me qëllim që, siç thonë, avancimin e bashkëpunimit rajonal. Por pavarësisht këtij bashkëpunimi Rama-Vuçiq, mediat e lidhura me pushtetin në Serbi kanë zgjedhur që të bëjnë propagandë negative për rivierën shqiptare, për përmirësimin e të cilës shteti shqiptar ka investuar miliona euro.

Media serbe B92 që konsiderohet e lidhur me pushtetin shkruan se si turistët serbë që kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për të kaluar pushimet janë zhgënjyer me çka kanë parë atje.

Siç pretendon B92, turistët serbë që po kalojnë pushimet në Shqipëri janë ankuar për mirëmbajtjen e plazhit në bregdetin shqiptar.

@zlatni_tiganjReply to @bolonja5

♬ original sound – Domaca Kuhinja


Një pushuese serbe ka postuar një video në rrjetin social TikTok që sipas saj në plazh ka gjetur mbeturina dhe mbetje të tjera.

“Deri sa erdha të gjithë thanë se është shumë bukur. Kjo është çfarë nuk na kanë treguar, papastërti, erë e keqe, ujëra të zeza nga të gjitha anët. Kjo është vetëm një pjesë”, ka thënë ajo në videon e postuar.

Në video, ajo theksoi se vendi në fjalë është Spile, dhe pretendon se ujërat e zeza po derdhen në rrugë. Videoja tregon një plazh të zbrazët ku njerëzit lanë bishtat e cigareve, si dhe shishe dhe kanaçe.

Ndryshe riviera shqiptare është vlerësuar si një ndër më të mirat nga revista serioze të cilat merren me turizëm. “Shqipëria i ka plazhet e pikturuara”, kështu e kishte përshkuar revista austriak Kosmo.at bregdetin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Turistët nga Kosova kryesojnë listën

Ballkanasit shpëtojnë turizmin në Shqipëri


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat