enjten, 60-vjeçari Ebrahim Raisi do të betohet para parlamentit si presidenti i gjashtë i Republikës Islamike të Irani. Sidoqoftë, dorëzimi i pushtetit tek një administratë e re po pritet pa shumë shpresë.
Vendi po përballet nga thatësira më e keqe në më shumë se 50 vjet. Uji është i pakët, ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta dhe koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi. E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin ai duhet të përballet me inflacionin në krye për shkak të presionit të sanksioneve amerikane.
Me presidentin e ri nuk ka shpresë se gjërat mund të përmirësohen shpejt.
Kusht për përmirësimin e situatës në vend është heqja e sanksioneve të vendosura nga SHBA në 2018, por për të arritur këtë nevojitet një stabilizim marrëdhënieve me SHBA, gjë që më Rasin duke e vështirë të ndodhë.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të 18 korrikut ishte vetëm 48.8%, më e ulta që nga revolucioni i vitit 1979, duke treguar pakënaqësinë e iranianëve me sistemin politik.