MENU
klinika

Sa do të marrin në fillim dhe kush do të ketë prioritet?

Qeveria britanike: Do të strehojmë deri në 20 mijë afganë

18.08.2021 - 09:13

Qeveria britanike ka premtuar se mijëra refugjatë afganë do të zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar pasi talibanët morën kontrollin e Kabulit.

Sipas BBC, në vitet e ardhshme në Britani pritet që të mbërrijnë rreth 20 mijë afganë.

Sipas planit të qeverisë në vitin e parë, 5,000 refugjatë do të kenë të drejtë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar, ata do të jenë përkthyesve afganë dhe staf që kanë punuar për Mbretërinë e Bashkuar.

Gratë, vajzat dhe të tjerët në nevojë do të kenë përparësi në skemën e re të prezantuar nga qeveria britanike.

Ata që janë më të rrezikuar nga abuzimet e të drejtave të njeriut dhe trajtimi dehumanizuese nga talibanët do të jenë gjithashtu fokusi i skemës së re të zhvendosjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA: Pajisje prej miliarda dollarësh

Armët e amerikanëve në duart e talebanëve

Biden përpiqet të kufizojë dëmtimin e besueshmërisë

Tërheqja e SHBA/ Anëtarët e Kongresit kërkojnë hetime