MENU
klinika

Paralajmërimi i Presidentit Biden

“Sulmi i radhës në Kabul mund të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme”

29.08.2021 - 08:19

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se sulmi i radhës në Kabul mund të ndodhë brenda 24 ose 36 orëve të ardhshme. Në një deklaratë, pas takimit me këshilltarët e tij të sigurisë, Biden është shprehur se komandantët ushtarakë e kishin informuar për mundësinë e një sulmi të tillë, që pritet të ndodhë në orët e ardhshme. Presidenti shtoi se ka udhëzuar marrjen e masave të nevojshme.

“Ka shumë të ngjarë të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme. I udhëzova ata të marrin të gjitha masat e mundshme, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së forcës (amerikane). Situata në terren në Afganistan është ende jashtëzakonisht e rrezikshme, goditja kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik të Khorasan (ISIS-K) nuk do të jetë e fundit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim këdo që është i përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm dhe ne do t’i bëjmë ata ta paguajnë,”- tha ai ndër të tjera.

Mediat e huaja raportojnë se në gatishmërinë për më shumë sulme terroriste, ushtria amerikane ka filluar tërheqjen përfundimtare nga Afganistani dhe është në fazat e fundit të një transporti ajror të furishëm të amerikanëve, afganëve dhe të tjerëve të dëshpëruar për t’i shpëtuar sundimit talebanë para se të mbyllet evakuimi.

Eshtrat e 13 trupave amerikane të vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë të enjten nga grupi i Shtetit Islamik në Afganistan, i njohur si ISIS-K, ishin në rrugën e tyre për në Shtetet e Bashkuara, tha Pentagoni. Udhëtimi i tyre shënoi një moment të dhimbshëm në një luftë gati 20-vjeçare amerikane që i kushtoi jetën më shumë se 2,400 ushtarave amerikane dhe po përfundon me kthimin në pushtet të një lëvizjeje talebane që u rrëzua kur forcat amerikane e pushtuan në tetor 2001.

Një sulm me dron në përgjigje të bombardimit të IS vrau dy militantë, tha Pentagoni. “Kjo goditje nuk ishte e fundit,” tha Biden në një deklaratë pas takimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe komandantët ushtarakë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA/ Roli i tyre ndaj talebanëve

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik Khorasan?