MENU
klinika

"Flet vetëm për të kaluarën"

Vuçiç: Nuk ka shumë sens dialogu me Kurtin

22.08.2021 - 11:39

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka folur sot për procesin e dialogut me Republikën e Kosovës, duke thënë se shteti që drejton është gjithmonë i gatshëm për negociata. Ai ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në procesin e dialogut meqë është në dobi të serbëve dhe se “ndikon në uljen e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Megjithatë kreu i shtetit serb thotë se nuk sheh shumë arsye për të dialoguar me kryeministrin aktual të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, meqë sipas tij Kurti flet vetëm për të kaluarën.

“Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, kurdo që thirret, por nuk shoh shumë sens për të dialoguar me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, dhe jo për të ardhmen”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës ka pasur dy takime në Bruksel me Vuçiçin, derisa nuk është bërë ndonjë progres në proces.

Kurti në dy takimet ka paraqitur dy propozime, të cilat janë refuzuar nga pala serbe. Ende nuk dihet se kur do të rinisin takimet e nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat